Robert Shvarc: Tani ti je këtu, por nesër më nuk do të jesh…

Ti mos më pyet gjithmonë nëse të dua shumë- sikur kjo lidhja jonë që qenkej erë a shkumë! Ti mos më pyet asgjë, por shihmë veç në sy – aty do të gjesh Ti Një, që të shëmbëllen veç TY.

Tani Ti je këtu,
por nesër më nuk do të jesh…
Po qeshjen tënde, diellin
dhe qiellin aq blu
prapa a do të na i lësh?

Oh, mos merr me vete dlirësinë,
që ke ndër sytë aq njerëzorë!

E dendur ësht’ errësira,
me mund kalon çdo orë…

Na lër diçka këtu,
O Ti, që je m’e pastër
nga ç’ësht’ dhe qielli blu!

12.03.1960

*Titulli i origjinalit: “Tani ti je këtu”

———————————————————————-

LEXO EDHE: MIRA MEKSI: “ROBERT SHVARC I SHKËLQYER, PËRKTHIMI I 100 VJET VETMI NJË AKSIDENT”

Mendoj se emri i nderuar i Robert Shvarcit, ose vlerat e tij, nuk duhet të lidhen aspak, apo të vihen në peshore me përkthimin e “Njëqind vjet vetmi”, që mund të ketë qenë ndoshta një aksident në karrierën e tij të shkëlqyer prej shqipëruesi, thotë Mira Meksi.

Nga Leonard Veizi

Proza, kjo mjeshtëri burrash tekanjozë, ashtu si dhe lufta po për burra, por aspak të tillë, prej kohësh nuk është më monopol i mbyllur “me kyç” dhe krejt i paprekshëm. E, megjithatë, femrat që i’u imponuan botës së prozës, por dhe të luftërave shumë kohë më para saj, janë ende pjesa e pakicës.

Po, për fat të mirë, aspak më mediokre sesa burrat, dhe pse jo aq të vlerësuara sa ata. Ky mund të ishte dhe një perceptim i gabuar, një pyetje e shtruar jo drejt, ndoshta me tendencë, a ndoshta nga një naivitet i shtirë, por Mira Meksi thotë se në rastin konkret perceptimi është i drejtë dhe jo e tillë është ajo që ndodh mes grave dhe burrave në botën e fortë të prozës.

Sepse duam apo nuk duam, maskilizmi ekziston po aq i egër sa dhe në mesjetë, edhe pse në botën e ashpër mashkullore kanë kaluar zhurmë e rapullnajë lëvizje feministe e revolucione seksuale, që në një farë mënyre e kanë zbutur atë…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU