Rosela & Redoni: Do të vi si fllad i majit…(Teksti dhe kënga)

Një duet i bukur nga Rosela & Redoni. Ju ftojmë ta ndiqni:

Pikoj vesa e mëngjesit,
Hapi dielli sy’n e zjarrt
Nëpër fush ç’ta ndieva hapin,
O djalo!

Bëj të them një fjalë të ëmbël,
Po ti ikën bëhesh erë,
Rend e qesh por si një flutur
Nëpër fushën ton të gjerë.

Do të vijë si fllad i majit,
Do t’më gjesh si lule fushe
Faqet ç’mu bën flakë të kuqe,
kur më the “Do të marr nuse”.

Do të vijë si fllad i majit,
Do të gjejë, moj lule fushe
Faqet ç’tu bën flakë të kuqe,
kur të thash “Do të marr nuse”.

Do të vijë, do të marr
Do të vijë unë pranë teje
të të marr
do të marr…
Do të marr!

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

Kliko edhe :

REDONI & MIRA KONÇI: DO TË KALOJNË VITET… (TEKSTI DHE KËNGA)

Kliko edhe:

LUTFI DERVISHI: NISA DJALIN PËR NË STAN, AI MË KTHEHET “AKADEMIK”

Nisa djalin për në stan
Me pahir e me vërtik
Unë e nisa për çoban
Ai më kthehet “akademik”

Mbeten dhëntë vetëm te mali
Ujku mund të ketë bërë kërdinë
Po me djalin më ka zënë halli
Kërkon shok për Akademinë!

Do kompjuter për të bërë zoom
Kërkon lekë- thotë, për provime
Do këpucë e do kostum
Dhe këto i quan “thërrime”

Sot nuk di ku e kam kokën
Shtëpia trok e stani bosh
S’mundem më të punoj tokën
Djali më është bërë sarhosh

Poezinë e plotë e gjeni KETU

ObserverKult