Rrahman Dedaj: Më ndjek

Më ndjek Fjalë e thënë
Gur që vend s’ka zënë

Më ndjek betimi
Dhe gjuhë e drurit

Ajo që veten ka lëpirë
E s’mundet pa u pështyrë

Më ndjek dita
Që s’mund të lindë
Pa prerje Cezarike

E duhet të arrij te lulja
Që rritet në zjarr
Dhe falet kah urtia e shkelur

Kështu fjala më vjen pas
Më dënon kur flas.

LEXO EDHE: Rrahman Dedaj: Gjërat që s’preken