Rruga e mëndafshit: Historianët thonë se krijuesi i saj nuk ishte Marco Polo

Deri më sot, ai njihet si krijuesi i të ashtuquajturës “Rruga e mëndafshit”. Por, Marco Polo, tregtari i famshëm italian që eksploroi për herë të parë Azinë, është bërë së fundmi objekt i një analize të thellë nga historianët, që pretendon se e rrëzon këtë mit.

Polo besohet se ka udhëtuar përmes Azisë, në kulmin e perandorisë mongole dhe udhëtimin e parë, e ndërmori kur ishte vetëm 17 vjeç, rreth vitit 1271.

Ai shoqërohej nga i ati dhe xhaxhai, Nicolo e Maffeo Polo, tregtarë që kishin dalë dhe më herët në largësi të reja, për të krijuar lidhje tregtare.

Në udhëtimin e parë të Markos, treshja ndoqi rrugëtimin që më pas, do të quhej “Rruga e mëndafshit”, rrugë që lidh Perëndimin me Lindjen, jo vetëm për këmbimin mallrave, por dhe të ideve, filozofive, besimeve fetare dhe kulturave.

Termi “Rruga e mëndafshit” lindi vetëm disa qindra vjet më vonë, në shekullin e 19-të, nga gjeografi dhe historiani gjerman Ferdinand von Richthofen, por spekulimet dhe misteri e kanë shoqëruar gjithmonë famën e rrugëtimit e bashkë me to edhe informacionet e rreme.

Valerie Hansen, profesor historie në universitetin e Jalës në SHBA, është përpjekur të rrëzojë keqintepretimet e zakonshme për “Rrugën e mëndafshit”, duke thënë se kjo histori është njollosur gjatë shekujve: “Njerëzit e sotëm, kanë një vizion për “Rrugën e mëndafshit”, sikur ajo të ishte autostrada I-95 (në SHBA)”.

“Një rrugë e gjatë, e drejtë, në të cilën njerëzit merrnin mëndafsh dhe e çonin nga njëra anë në tjetrën. Diçka e tillë, nuk ka ndodhur kurrë. Tregtarët merrnin mallrat, duke kaluar nga një oaz në tjetrin. Më pas, ato merreshin nga një grup tjetër tregtarësh. Kështu, “Rruga e mëndafshit” nuk është rrugë, por ekzistencë. Gjëja më e rëndësishme, ishin komunitetet përgjatë kësaj rruge”.

Ajo shton, se komunitetet që jetonin me “Rrugën e mëndafshit” nisin prej Khanbaliq (Pekini i sotëm) në Kinë, te Samarkand në Uzbekistan, komunitetet Kerman në Iran, deri në Konstantinopojë (Stambolli i sotëm) në Turqi.

Gjithashtu, pranohet se Polo, nuk ishte i pari perëndimor që vizitoi Kinën. Por, ai ishte i pari që eksploronte zonat e panjohura nga Perëndimi në Azi, dhe la informacione të shumta dhe të detajuara, për t’u ndjekur më pas, nga tregtarët dhe eksploruesit.

Por, megjithë madhështinë e tij, libri i famshëm “Udhëtimet”, për Marco Polon, ka përçarë opinionin, pasi sipas shumë ekspertëve, pjesë të tij janë të sajuara.

Libri është i rëndësishëm në kuptimin e rrugës së përshkuar, por Prof. Hansen këmbëngul se komunitetet e “Rrugës së mëndafshit” janë pjesa kryesore e historisë.

Tregtia dhe takimet mes njerëzve luajtën rolin kryesor, në zhvillimin e civilizimeve në Kinë, Japoni, në zonën kontinentale të Indisë, në Iran, Evropë dhe në Kepin e Afrikës.

Megjithëse mëndafshi ishte malli kryesor i tregtisë që vinte nga Kina, produkte të suksesshme ishin gjithashtu, feja budiste që u përhap në juglindje, në Lindje dhe në Azinë qendrore, falë “Rrugës së mëndafshit”.

Shumë thonë se rruga ishte shembulli më i hershëm i globalizimit, madje në vitin 1346, tregtia u fajësua për infeksione të reja vrasëse në komunitetet e izoluara, siç ishte përhapja e rëndë e murtajës, nga Lindja në Perëndim.

Por Marco Polo, ishte me fat gjatë udhëtimeve të tij, teksa në 17 eksplorime të Kinës u kthye në atdhe i paprekur, çka e lejoi në vonë të shkruante historitë e tij të detajuara, gjatë kohës që ishte i burgosur në Itali, në kohën e luftës së principatës së Venecies me republikën e Genias.

Rruga e Mëndafshit lidhi Perëndimin me Lindjen, jo vetëm për këmbimet tregtare, por të ideve, filozofive, besimeve fetare Polo, besohet se ka udhëtuar përmes Azisë në kulmin e perandorisë mongole dhe udhëtimin e tij të parë e kreu kur ishte vetëm 17 vjeç./konica.al