Rumi: Kur s’je me mua!

Kur je me çdokënd, përveç meje
ti je me askënd.
Kur je me askënd, përveç meje
ti je me çdokënd.
Në vend që të rrish kaq i lidhur me çdokënd
bëhu çdokush.
Kur shumohesh  kaq shumë, ti katandisesh në asgjë.
Zbrazesh.

Në shqip: Ukë Buçpapaj

ObserverKult

Kliko edhe:

ARILENA ARA & ARDIT GJEBREA: KUR BRAKTIS ATË QË DO… (TEKSTI DHE KËNGA)

arilena kur

Një nga baladat më të bukura në repertoarin e muzikës shqipe, padyshim se është kënga “Kur braktis atë që do” e shkruar nga Timo Flloko.

Fillimisht kënga është kënduar nga këngëtari i njohur Ardit Gjebrea. Vite më pas, në një intrepretim rrëqethësai të njejtën e solli në duet me këngëtaren Arilena Ara.

Në vazhdim po ju sjellim tekstin:

Ti, ti po kthehesh përsëri tek unë,
me pendesë dhe trishtim pafund,
ka kaq kohë që po të pres, sa shumë.

Vjen, përmes erës nëpër net ti vjen,
nostalgji dhe dëshpërim më sjell,
sa e huaj je tani, s’e ndjen?

Ku shkruan ëndrrat, ku?
Kë deshën sytë e tu, s’e di.
Ne heshtim që të dy,
na ndan një ftohtësi tani.

Kur braktis atë që do,
vjen një çast qe e kupton
se pa të ti dot s’jeton…
Çfarë më thuaj vlen në botë,
kur je vetëm e ke ftohtë
dhe një zemër s’e gjen dot?

Për ta shikuar videon klikoni KETU

ObserverKult

Lexo edhe:

BENIGNI: JETA ËSHTË E BUKUR… GJITHMONË!

roberto benigni kur

Roberto Benigni:

…Të thuash fjalët “Jeta është e bukur” në një periudhë të vështirë të jetës, nuk është pak. Ta thuash, mbase, është më e lehtë se sa ta besosh, po nëse e beson, mbase arrin të kuptosh pse jetojmë…
Sepse jeta është e bukur jo për atë që ke, po për atë që jep. Lumturia ndodhet në gjestet e vogla të përditshme, në heshtjet të dëgjuara, në boshllëqet e mbushura, në buzeqeshjet e dhuruara dhe në dashurinë e jetuar…
Jeta është pra e lezetshme kur e jetojmë lumturinë, e jo kur e ndjekim atë…

ObserverKult