![](https://observerkult.com/wp-content/uploads/2021/04/saim-696x464.jpg)
Edhe pse në sallën pa duartrokitjet e publikut, Saimir Pirgu arriti të përcjellë emocione të rralla në shtëpitë dhe familjet e shumë adhuruesve të tij, duke ofruar një performancë të shkëlqyer.
Pas suksesit të shfaqjes operistike “Traviata” në Romë, ylli i muzikës klasike, Saimir Pirgu, ka tërhequr sërish vëmendjen e medieve ndërkombëtare, me performancën brilante në rolin e “Hoffmann-it” në Operën e Zürich-ut.
![](https://konica.al/wp-content/uploads/2021/04/170657052_4180545688622391_6536534072542421040_n.jpg)
Edhe pse në formatin stream (online), ku kanë munguar duartrokitjet e publikut në sallë, produksioni i regjisorit Andreas Homoki, ka qenë një triumf mbi situatën momentale të pandemisë, duke përcjellë emocione të jashtëzakonshme dhe duke dhuruar shpresë për një kthim në normalitet, që ende e shohim me nostalgji. Në një kohë të tillë, këto projekte artistike kanë vlera të rralla, për sa i përket mbështetjes emocionale nga publiku edhe pse ai nuk i dha dot duartrokitjet drejtpërdrejt, por me siguri nga shtëpia, apo nga zemra, raporton albinfo.
![](https://konica.al/wp-content/uploads/2021/04/174100213_4187696464573980_4900429326932629313_n.jpg)
Këtu fillon përfundimisht, karriera mbarëbotërore e Saimir Pirgut.
![](https://konica.al/wp-content/uploads/2021/04/172895900_4187696137907346_4654570723101966592_n.jpg)
Ai hap një portë, që e katapulton në shkallë edhe më të larta. “…për mua, interpretimi në “Hoffmann” qe një sukses akoma më i madh personal.”- shprehet Pirgu.
![](https://konica.al/wp-content/uploads/2021/04/172103144_4180545735289053_6102754466028954021_n.jpg)
“Hoffmann” i interpretuar nga Pirgu, me pak fjalë është mahnitës, ai përmbledh lirikën, heroizmin, karakterin dhe zërin pa limit, duke kënduar në terma hyjnorë, si një “Zot i ri” në aktin “Giulietta” – shkruan gazeta gjermane, “Badische Zeitung”.
Pirgu mund të krahasohet pa dyshim, me Nicolai Gedda, apo Plácido Domingo në këtë rol tejet të komplikuar. Tenori shqiptar, po i afrohet gjithnjë e më shumë një legjende në muzikën klasike, – shkruan “Frankfurter Rundschau”, për Saimir Pirgun.