Së largu ia vështrova ikjen…

arlind farizi
Arlind Farizi

Nga Arlind Farizi

Së largu ia vështrova ikjen. Pashë derën e hapur të veturës, ku e priste mashtrimi në formë të fejuari. Ashtu e lehtë, si një ketër, kërceu në ulësen e pasme dhe ky gjest qe i qëllimshëm, sall për të rikthyer kohën e kaluar më të. Atë kohë të largët… diku, dikur, shumë herët, kur iknin djajtë dhe ktheheshin engjëjt.
“Këngë që shijohen në sediljen e pasme të makinës” do ta titullonte librin e ardhshëm. I thoshte se shkruante për të. I thoshte se qe i sinqertë ndaj saj dhe letërsisë, se e donte sa poezinë, se i lexonte njëjtë dhe i kuptonte po njëjtë të dyja. Ndërsa ajo lutej që mos ia përmendte inicialet. Dyshkronjëshin e një femre pa identitet. Lutej dhe e puthte shpejt, shpesh, kudo, me frikë, me bebëza të zmadhuara, me këmbë që dridheshin, më shikim nga telefoni ku rrinte thirrja e tij… Sall një çast zgjaste dashuria, pakminutshëm, sa një këngë që të mbush sytë me lot, madje edhe ata të burrave.
Qëndroi ashtu i topitur, vështronte ikjen e saj dhe shihte se një brinjë, ajo mu afër zemrës, i bënte protestë. Ndjeu dhe dhimbje. Qe i sigurt se ajo nuk ishte e lumtur. Sepse asaj ende nuk i është thënë më e rëndësishmja. Fjala “të dua”, ajo e vetmja fjalë që nuk arriti ta burgosë ndjenjën. Ajo dorë është imja… qafa… vrima pas shpinës së saj… janë të miat të gjitha.
Ajo mbeti këngë, një faqe e re tregimi në librin e këngëve.

ObserverKult


arlind farizi
Arlind Farizi

Lexo edhe:

ARLIND FARIZI: NANA E DJEGUR…

Nga Arlind Farizi

Nana u kollit ndryshe. Thellë, e u rra. Nana po ikte… Thirra ndihmën e shpejtë. E ajo erdhi shumë ngadalë! Rrugën nga fshati deri në qytet qe e gjatë dhe e frikshme. E prekja nanën, ka shpina, fytyrën e saj plot rrudha mundimi, për m’i thënë se jam këtu me ty, se ti m’ke dhënë mua jetën, e unë ty, unë ty, vetëm pak kujdes. Nana merrte frymë shumë, e hapësira e veturës së ndihmës së shpejt qe e vogël. Nana donte 02.

Lutesha rrugës. Nan’ rri e gjallë. E atje po të dërgojmë, në atë spital që sigurisht është shtëpi shprese e mbijetese, tek ajo kuti plastike në formë spitali modular të lutem dil e gjallë! Nan, ka pakëz vende boshe, kjo kuti shprese, prej plastike, e korridore të ngushta frike,  por do intervenoje diku nan’ kam shokë, e ndoshta  na e bëjnë një vend…

Nan’, ka kohë që ushtarë të paftuar koronavirusi ta bëjnë ugar shpirtin. Një virus picirruk i vogël dhe shumë i dëmshëm. Urgar të bën shpirtin, atë shpirtin tënd të bardhë tebeshir. Erdhën si sfinks nga Kina, kina e mallit të dobët, të padukshëm dhe të dëmshëm.  Vrapojnë si morrnicë në shpinën tënde të mpirë si nata. Hanë, pinë si pushtues të diçkaje të çmuar. Të çmuar sa jeta. (Ndoshta më herët s’do të na kishte shkuar mendja kurrë te ky krahasim as mua, as ty Nan;!). Kanë meny të pasur, Nan’, mushkëri të bardha e të zeza. Hanë mish, pinë gjak e limfë… Sosin ëndrrat e të një gjalli…

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult