Dhe kur të jemi të moshuar dhe ti të më thuash:
Si erdhëm deri këtu së bashku?
Do të përgjigjem:
Sepse në vend që të bërtisnim, flisnim.
Në vend që t’ia mbathnim, kërkonim zgjidhje.
Sepse gjithçka dhe asgjë na përkiste, sepse kemi qarë e qeshur së bashku.
Sepse një ditë premtuam të qëndronim bashkë në të mirë e në të keqe, dhe mbi të gjitha sepse dashuria me kohën është rritur, nën formën e një dashurie që nuk vdes kurrë.
Web
————————————————–
Lexo edhe:
LETRA E TRISHTË, SHKRUAR NGA NJË PLAKË QË BANON NË NJË AZIL PËR TË MOSHUAR PA DËSHIRËN E SAJ
Janë të shumtë të moshuarit që fëmijët i dërgojnë në shtëpi sociale për arsye të ndryshme. Arsyeja kryesore është se këta të moshuar shihen si “barrë” nga fëmijet e tyre, dhe për të mos u prishur rehatinë, ata i dërgojnë në një azil për të moshuar.
Më poshtë do të mund të lexoni letrën e trishtë të një plake 82-vjeçare, të cilën e kanë dërguar në një azil për të moshuar, pa dëshirën e saj.
“Jam 82 vjeçe, kam 4 fëmijë, 11 nipër, 2 stërnipër dhe banoj në një dhomë 12 metra katrorë. Nuk kam më një shtëpi dhe aq më pak sendet e mia të dashura. Ama kam dikë që m’i rregullon gjërat. Që më përgatit për të ngrënë dhe më shtron krevatin, më mat tensionin dhe peshën përditë.
Nuk i kam më pranë nipërit e mi, nuk mundem dot t’i shoh të rriten, të qeshin, të zihen, apo të më përqafojnë. Disa prej tyre vijnë të më takojnë çdo 15 ditë, disa çdo 3-4 muaj, disa nuk vijnë asnjëherë. Kthehen nga jashtë shtetit dhe në dy javë pushimesh këtu, nuk gjejnë kohë të më takojnë…
Nuk i përgatis më vaktet si më parë, me gjërat e mia të preferuara. Ketu kemi një menu fikse dhe mundohemi të hamë nga pak. Na thonë se kështu duhet për të ruajtur peshën dhe parametrat e zemrës në rregull. Por kuptohet që ushqehemi pak sepse edhe u japim pak personave të aziles…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU
ObserverKult