reklamë

“Shkupi”, poezi nga Emin Z. Emini

Emin Z. Emini

“s’di pse Shkupi më dhemb në shpirt”
më pat’ thënë njëherë aliu
dhe qau burrërisht

e iku i vranët kah bregu
pa më treguar
pse i ka ndërruar rrjedha vardarit

po pse s’e thua një fjalë
bre lum miku
ti
lumit ia ke falur lumin e shpirtit

tevona
burri i botës si të ishte qiell i çarë 12 copësh
lëshoi një bubullimë

kot bie ky shi
kot
valët vardarit ende i kullojnë kuq

me dorë largoi një re të murrme qielli
që i rrinte mbi thinja

si i bëhet dhimbjes
o zot

si

pa shkupin
nuk bëhet veçse
shpirtdhembjemadhja
një gjysmëshqipëri

dhe bashkë me kokrrat e shiut
shkoi e u bë dri
i podrimsi.

ObserverKult


Lexo edhe:

Emin Z. Emini: Dashuria e detit me hënën