Sidorela Berishaj: Vjeshtë

Poezi nga Sidorela Berishaj

Gjethe
të rëna kudo
që fluturojnë lehtë
si mendjet e njerëzve…
Qielli i ngrysur
si njeriu
kur nuk gjen qetësi shpirtërore
Re
të dendura,
të zeza
që peshojnë rëndë
mbi ndërgjegjen njerëzore
Era
e freskët sjellë
melodi qetësie
arome ngrohtësie
stinë dashurie
Shiu
i rrëmbyeshëm pastron
rrugët,
stolat,
trotuaret
çdo gjë rreth e rrotull
Baltën në zemrat e njerëzve
e pastron dot?!
është mpiksur keq
nga vera e tej zgjatur
dhe nga dielli i ngrohtë
ahhh i nxehti ndoshta ka faj!
balta e pjekur në zemër
nuk pastrohet kollaj
Vjeshtë, stinë e artë
bukuri përrallore
veshi pak me Ar
edhe zemrat njerëzore…

nëntor ´23

ObserverKult


Lexo edhe:

SIDORELA BERISHAJ: A JE NJERI A HYJNESHË?!

N’ ty pasqyrua âsht krenaria
at’ xhubletë kur e ke veshë
shtatin nalt ballin si hana
edhe dielli t’ka buzqeshë

Zili t’ kanë zanat e malit
bukuri shtatin bajrak
edhe zogu e ka nisë kângen
kur malsorja ka dale n’log

N’ prehnin tan mori burrneshë
ke rrit trima djal pas djalit
e shumë zemra ke çua peshë
a je grua apo zanë malit?

Ke pri e para n’rresht me burra
e krenaria t’ka dalë n’pah
ke shndritë dasmat nëpër kulla
sa dhe zemra âsht ba mal…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU