Sokrat Habilaj: Dashuritë nuk vdesin duke ikur

sokrat habilaj
Sokrat Habilaj

As unë nuk kam ikur nga ti, as ti nuk ike,
As te njëri-tjetri nuk e gjejmë ndonjë cen.
Ndërsa tymi i cigareve si e vetmja lidhje,
Mbulon ndarjen tonë, mbase dhe e bren.

Të dy dukemi si palë që kishin një pakt,
Por pakti mbaroi e ne ndihemi ngushtë.
Sepse gabuam të dy, gabuam në atë çast,
Kur mosikjen kishim vendosur si kusht.

Po ndoshta ky pakt me kohë duhej grisur,
E të shkruhej ndryshe mbi letrat e bardha.
Dashuritë nuk vdesin kur janë duke ikur,
Të gjitha dashuritë vdesin nën gërmadha.

ObserverKult


Foto ilustrim

Lexo edhe:

SOKRAT HABILAJ: “KA KUSH MË DO MUA, NËSE NUK MË DO TI…”

Poezi nga Sokrat Habilaj

Në heshtje kisha bërë një marrëveshje,
Të të doja pafund në të gjitha dobësitë.
Pikat delikate, apo dhe cenet po deshe,
Të të doja çdo imazh që kishe në shpirt.

E t’i desha dobësitë, pa menduar gjatë,
Po betohem se nuk të bëra asnjë dredhi.
Që të mburresha nesër, si një burracak,
Ka kush më do mua, nëse nuk më do ti.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


Lexo edhe:

SOKRAT HABILAJ: DIKUR S’MUND TË ISHE AS ANKTHI IM…

S’mund të ishe dikur, kaq e bukur,
Kur në sy të tjerë endeshe pa lidhje.
Sytë e mi, edhe ata udhë humbur,
Ende s’të kishin hedhur tis nusërie.

Kur nuk të shihja thinja mbi flokë,
As më shumë s’të doja, gjithashtu,
Një grua është mall deri në kockë,
Veç nëse thinjet brenda syve të tu.

Dikur s’mund të ishe as ankthi im,
Se ankthet s’janë kaq të shpeshta.
E një grua, është e tëra drithërimë,
Pasi të ka ribërë dy herë, nga vetja!

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


Lexo edhe:

SOKRAT HABILAJ: TË MËRZITA? IK NGA UNË PËR PAK KOHË…

Poezi nga Sokrat Habilaj

Të mërzita? Ik nga unë për pak kohë.
Mbase diku tjetër do të gjesh qetësi.
Po unë, s’mund të isha ndryshe, apo jo,
Në këtë botë të mbushur gjithë mërzi.

Megjithatë, ik, madje më merr inat.
Dhe në ndjehesh mirë, këtu më mos u kthe.
Harromë fytyrën si një degë të thatë,
Në pllajën e vetmisë të mbështjell me re.

ObserverKult