Sokrat Habilaj: Dashuritë që shpika unë

grua
Foto ilustrim

Ndoshta unë nuk di se kur lind malli,
Ndoshta lindja e mallit është pa kohë.
Ca dashuri i kam shpikur vetë i pari.
Pas meje të tjerët u dashuruan me to.

E s’pres të më flasin për këto dashuri,
Mua që dukem si i huaj tutje në skaj.
Sa herë marrosim një grua me poezi,
S’e vrasim mendjen për autorin e saj.

Ndoshta lotoj, si një shpikës i trishtë,
Thonë se pa lidhje lotojnë dhe zotat.
Ndërsa në tavolina të tjera dashurish,
Dashuritë e mia me to trokasin gotat.

Në tavolina, ku s’ka më vende bosh,
Kujtoni se ka një rrasë që më mban?
Po nëse dikush dashuritë m’i baltos,
Çohem e klith:-Bëni pak mënjanë!

LEXO EDHE: Sokrat Habilaj: Dedikim për një grua