
Në ditën e dytë të Festivalit Poetik të Prishtinës, organizuar nga ObserverKult, do të ketë promovim libri, takime poetike, debat tematik, videoperformancë…
Në Ditën e dytë të Festivalit Poetik të Prishtinës, më 26 janar, kemi të ftuara:
– poetet Ledia Dushi, Manjola Brahaj dhe Arjola Zadrima për lexime poetike e diskutime,
–Ismet Kallabën nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” e Ulqinit me të cilin do të debatojmë për “Decentralizimin dhe demetropolizimin e kulturës”,
– do të promovojmë romanin e Ahmet Selmanit “Bërja e shkretëtirës” për të cilin do të flasin Zyrafete Shala dhe Hajriz Sejdiu,
– Mr.Indefinite do të paraqitet me video-performancën “Labirinti i barazisë”, ndërsa
– Genc Krasniqi do të kujdeset për pjesën muzikore.
Programi fillon nga ora 18:00 dhe mbahet në Termokiss.
Ndërsa dje Dita e parë e festivalit ju kushtua Letërsisë shqipe në Maqedoni: duke filluar me një Homazh artistik në nderim të poetes Lindita Ahmeti, për të vazhduar me pjesën e dytë ku u shpalos mendimi kritik e studimor për Letërsinë shqipe në Maqedoni dhe tutje në pjesën e tretë me Orën e madhe poetike.
Para publikut u paraqitën: Ali Aliu, Agim Vinca, Nehas Sopaj, Puntorie Muça Ziba, Lulzim Haziri, Shaip Emerllahu, Vjollcë Berisha, Xhabir Ahmeti, Ahmet Selmani, Salajdin Salihu, Bardhyl Zaimi, Nurie Emrullai, Arlind Farizi, Fatos Rushiti, Valdeta Dulahi shoqëruar nga artistët: Fitnete Tuda dhe Astrit Stafai.
ObserverKult

Lexo edhe:
DITA E PESTË E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS I KUSHTOHET TËRËSISHT POETËVE TË RINJ
DITA E TRETË E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS/ POEZI, KRITIKË , DEBAT E MUZIKË…
DITA E DYTË E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS/ PROMOVIM LIBRI, DEBAT TEMATIK, TAKIME POETIKE…
DITA E PARË E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS I KUSHTOHET LETËRSISË SHQIPE NË MAQEDONI