Stefano Benni: Ajo dhe ai

Poezi nga Stefano Benni

Ai, tashmë, i ka humbur krejt flokët.
Ka vënë bark dhe është veshur keq.
Nget taksinë me tuta.
Këndon këngë të vjetra.
Qëndron me orë të tëra
nën dritat e vjetra të rrugëve.
Por ajo e pret zgjuar çdo natë.
Ndjek me sy lëvizjet tij të ngathta
teksa zhvishet.
I vjen era tym dhe benzinë.
Ajo ka pizhame vajzërore.
Shtrati kërcet dhe ata përqafohen.
Ai është i rëndësishëm për të.
Ajo është e rëndësishme për atë.
Edhe pse gazetat nuk flasin për këtë.

Ujdisi shqip:Rielna Paja

ObserverKult


Lexo edhe:

BENNI: JETA ËSHTË SI PARADHOMA E DENTISTIT: GJITHMONË ËSHTË DIKUSH QË NDIHET MË KEQ SE TI!

ObserverKult ua sjell disa thënie të shkrimtarit italian, Stefano Benni:

Jeta është si paradhoma e dentistit: gjithmonë është dikush që ndihet më keq se ti.

Pasuria dhe indiferenca shuajnë çdo gjë.

Sa i trishtë është ai njeri që i dashuron gjërat vetëm kur ato largohen prej tij.

Nëse kohërat nuk kërkojnë anët e tua të mira, krijo kohë të tjera.

Jeta e njeriut të përpiktë është një ferr vetmishë të pamerituara.

Nëse në fëmijëri mëson të heqësh dorë, ashtu do të bësh gjithë jetën.

Thëniet e tjera mund t’i lexoni KËTU:

ObserverKult