Dje hapa librin tim të vjetër me poezi,
Dhe gjeta të shtypur një gjethe vjeshte.
Kundërmimi i saj më ktheu prapa në kohë
Në atë ditë të ftohtë kur rigonte shi.
Isha aq e re dhe e bukur atëherë,
Kur era ngacakeqe e uli në flokët e mi
Të lagur nga lotët e qiellit.
Por tani gjethja është tharë
Dhe s’do të jetë kurrë si më parë
Njësoj si unë…
Përktheu: Irena Dono
ObserverKult
Lexo edhe:
STEPHANIE STOYCHEVSKA: LUNDROJ NË QIELLIN E MESNATËS
Lundroj në
qiellin e mesnatës.
Lundroj në
detin e mesnatës
në një varkë hëne.
Duke peshkuar ëndrrën
aq larg;
Duke peshkuar ëndrrën
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
STEPHANIE STOYCHEVSKA: PO TI KURRË NUK E MORE MUNDIN…
Ti më kërkoje tek ylli më i ndritshëm i natës,
Më kërkoje te reja më bardhoshe në qiell.
Ti më kërkoje te trëndafili i egër në kopsht.
Më kërkoje te pisha më e lartë në pyll.
Dhe te guaska e gjendur thellë në det.
Por unë nuk isha tek ylli më i ndritshëm.
Nuk isha as te reja më e bardhë.
Nuk isha te trëndafili i egër.
Dhe as te pisha më e lartë.
Nuk isha as te guaska e gjendur thellë në det.
Ku isha? Në zemrën tënde,
e strukur në skutën më të errët.
E lehtë për të më gjetur,
Nëse do të më kishe ndjerë brenda teje.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
STEPHANIE STOYCHEVSKA: NJË VARG PËR DASHURINË, NJË VARG PËR PIKËLLIMIN
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult