Poezi nga Sueton Zhugri
Jeta është një humbje kohe për varret.
Për gurët me emrat e shkruar bukur
Trëndafilët që varrmihësit i bëjnë të lulëzojnë çdo pranverë
Dhe vijat ndarëse të mirëpërcaktuara.
Por ja që rrugicave ndarëse bredh kotësia
Hapa të harruar mblidhen në shportat e hiçit
Ndreqen gardhet e lahen mermerët
Harabelët ulen e recitojnë vjersha
E ndonjë zvarranik rreshqet pa u ndjerë plasave të mureve
Dhe era që u këndon në vesh kalimtarëve kupton
Se jeta është një humbje kohe për varret
Duart shtrëngohen, lotët rrjedhin
Dielli shkëlqen dhe hapa largohen
Gjithnjë e shumë
Drej pikës së moskthimit
Përhumbet ajo që s’mund të jetë:
— Tjetërsia.
Natyra puth buzë të reja.
30.6.2018
ObserverKult
Lexo edhe: