Poezi nga Sueton Zhugri
Ta rrëmbeja largimin tënd në grusht
ta ruaja fshehur në sirtar,
kofshët e tua të ngjitura tek fëshfërisin,
flokët e lëshuara mbi supe,
ajrin e ngrohtë që i bën vend trupit tënd.
Ta rrëmbeja atë pamje e të groposja
fletë pas flete gjethet e buzëqeshjes tënde.
Ta ruaja të dokumentuar, të skalitur,
të sendësuar, objekt dëshirimi,
si një pellush qimebutë që i mituri
e mban ngjitur trupit në përgjumje…
përkëdhelje për zemrën,
faksimilen e asaj lumturie.
22.6.19
ObserverKult
Lexo edhe: