Sueton Zhugri: Ti më puth si fëmijë

nesër Mbi tavolinë kam lënë adresën e varrit që të shkosh të ujisësh fotografinë dhe lulet në verë, (mos u merr erë, është shumë herët)


Ti më puth me pafajësinë e një fëmije,
me buzët e puthitura, me sytë e mbyllur,
me kthjelltësinë e një vetëdije të pastër,
me ndjesinë e qënësishme që unë do mbetem gjithmonë me ty,
atje,
gjer në mbarim…

Pas asaj puthjeje duart më ngrihen lart të çarmatosura,
ajo puthje është jotja edhe sikur të shtegtonte në krahë kometash thellë në yje,
ajo është shtrat i butë luleborësh mbi belin e lëndinave,
është harresa e ujët liqenore që prehet mbi veten.

Ajo puthje është njëjëzim nyjesh,
kokë më kokë çuçuritje,
lëkurë e shkrirë nga vesa e syve të përhumbur,
vetmi petalesh pa emër të erës,
nomade nën barkun e gamiles,
kur ngrohet nga hëna edhe në dimër
në rërën e shkretëtirës…

Pas asaj puthjeje,
jam yti,
brenda çdo kënge të harabeltë,
je imja
brenda secilës cicërimë të kozmosit…

ObserverKult

Lexo edhe;

RIZA BRAHOLLI: KUSH MË PUTH, VDES ME MUA!