I mbyll sytë dhe vdes e gjitha bota që ishte deri dje;
I hap qepallat dhe gjithçka lind sërish.
(Mendoj se krijim i fantazisë sime je.)
Yjet në blu e të kuqe një vals nisin atje.
Errësira arbitrare hyn duke galopuar:
I mbyll sytë dhe vdes e gjitha bota që ishte deri dje;
Ëndërrova sikur në shtrat më shitove pa fre,
më magjepse me dashuri, më puthe deri në çmenduri
(Mendoj se krijim i fantazisë sime je.)
Zoti nga qielli zbret, zjarret e ferrit shuhen, a s’e sheh:
Jashtë Serafinë dhe njërëz të Satanait kudo:
I mbyll sytë dhe vdes e gjitha bota që ishte deri dje;
Shpresova se do të ktheheshe, pasi një premtim ma dhe.
Por unë po plakem dhe emrin tënd po e harroj
(Mendoj se krijim i fantazisë sime je.)
Më mirë sikur një zog stuhie ta dashuroja, sepse,
të paktën, kur pranvera vjen ata kthehen përsëri.
I mbyll sytë dhe vdes e gjitha bota që ishte deri dje;
(Mendoj se krijim i fantazisë sime je.)
Përktheu: Orjela Stafasani
ObserverKult
Lexo edhe:
SYLVIA PLATH: HESHTJA MË DËSHPËROI… ISHTE VETË HESHTJA IME…
Sylvia Plath ishte një shkrimtare e talentuar e poezisë, jeta e të cilës përfundoi shumë shpejt si pasojë e vetëvrasjes. Atraktive, e zgjuar dhe ambicioze, ajo dukej se kishte gjithçka.
Shumë nga të vërtetat u ekspozuan pas vdekjes së saj, zbuluar në letra që tregonin sekretet e errëta të marrëdhënies së saj tragjike me Ted Hughes.
Vepra e saj poetike, shumica e botuar pas vdekjes, gjithashtu zbulon shumë për gjendjen e saj të mendore gjatë udhëtimit të shkurtër të jetës së saj.
ObserverKult ua sjell disa thënie të Sylvia Plath:
ur i jep dikujt gjithë zemrën tënde dhe ai nuk e dëshiron, nuk mund ta marrësh mbrapsht. Ka ikur përgjithmonë.
Unë dua të jetoj dhe të ndjej të gjitha nuancat, tonet dhe variacionet e përvojës mendore dhe fizike të mundshme në jetën time. Dhe unë jam tmerrësisht e kufizuar.
Nëse nuk prisni asgjë nga dikush, nuk do zhgënjeheni kurrë.
Mbani mend, mbani mend, kjo është tani, dhe tani, dhe tani. Jetoje, ndjeje, kapu pas tij. Unë dua të bëhem plotësisht e vetëdijshme për gjithçka që kam marrë si të mirëqenë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult