Të gjithë kthehen atje ku janë ndje të dashunuem…

me puthje

Poezi nga Linda Valentinis

Të gjithë kthehen atje
ku janë ndje të dashunuem.
N’makinë.
N’biçikletë.
N’gjunj.
Në një shtëpi.
Në një rrugë.
Në një vend. Në një varrezë.
Të gjithë kthehen
atje ku janë ndje të dashunuem.
Menjiherë. Ma vonë. Mbas një farë kohe.
Të vegjël,  të rritun, pleq.
Tuj qeshë. Tuj qa. Të friguem.
Por të gjithë kthehen.
atje ku janë ndje të dashunuem.
Tek një kujtim, tek një mendim.
Në një përqafim. Në një andërr.

Përshtati në shqip Arjola Zadrima

ObserverKult


buza te jesh me ty poezi nga xhevahir spahiu observerkult

Lexo edhe:

XHEVAHIR SPAHIU: DALLËNDYSHJA E FËMIJËRISË

Poezi nga Xhevahir Spahiu

Matanë dritares dallëndyshet
lodrojnë, cijasin pa pushim.
Unë i shikoj dhe sjell ndër mend
një fshat të largët, një kujtim…

Në degë të arrës, buzë një lëmi,
një dallëndyshe befas pashë:
nuk di përse…mora një gur
dhe dallëndyshes unë i rashë.

U drodh, u tremb, u shemb përdhe
si yll i fikur zogu i shkretë,
në duart e mia përpëlitej
me krah të thyer e pa jetë.

-Tani, – tha gjyshe Fatimeja,-
prit kur të thahet krahu yt…
Një pikë loti lagu pendët,
një tjetër m’u bë lëmsh në fyt.

Ia lidhi krahun flokëbardha,
u shua dhimbja pak nga pak;
dritarja…qielli…cicërimat
dhe dallëndyshja iku larg…

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult