Në vazhdim ObserverKult ua sjell disa thënie të urta nga i vetmi perandor romak filozof Mark Aureli:
Njeriu s’mund të gjejë askund një strehë më të qetë dhe më të patrazuar se brenda Shpirtit të tij.
Të jetosh i lumtur është një fuqi e brendshme e shpirtit.
Opinioni i dhjetëmijë personave nuk ka asnjë vlerë, nëse
asnjë prej tyre nuk di asgjë rreth argumentit.
Shpesh gabon, jo vetëm ai që vepron, por edhe ai që ngurron.
Mënyra më e mirë për t’u hakmarrë ndaj një armiku është të
sillemi ndryshe nga ai.
Jeta jonë është ashtu siç e ndërtojnë mendimet tona.
Njeriu nuk duhet të ketë frikë nga vdekja, duhet të ketë
frikë nga fakti që s’ka filluar të jetojë akoma.
Varfëria është nëna e krimeve.
Shpirti merr ngjyrën e mendimeve të tij.
Asgjë nuk i ndodh njeriut, për të cilën natyra nuk e ka
përgatitur të durojë.
Të jetosh i lumtur është një fuqi e brendshme e shpirtit.
Arti i të jetuarit ngjan më shumë me ndeshjen se vallëzimin./ObserverKult