Timo Flloko: Pse nguten njerëzit pa pushim kur i pret fundi fatal?

timo flloko
Timo Flloko

Nga Timo Flloko

Pse nguten njerëzit pa pushim
kur i pret fundi fatal?
A ka formulë që kohën ta zgjasë,
ta kthejë mbrapsht, ta ngrijë e ta ndalë?
Profecí e Ajnshtajnit, e saktë,
si një lëvizje në shah,
pyetjes pa sens
shpërfillshëm i bën mat:
“Lëvizja kohën zgjat!”

Ka një kufi shkenca,
mjeshtër,
sensi i saj, fuqia,
teksa thua: “Imagjinata
është më sublime se dija.”

Ndoshta nga dobësia,
pasiguria në vete,
rrekem të kuptoj ç’fsheh sekreti,
koncepti vrasës
i relativitetit:
Kjo jetë e brishtë, e përkohtë,
e shkurtër sa një ëndërr, si një fill këputet.

Pse vdekja mizore të jetë e përjetshme,
kur relative është çdo gjë absolute?

*Titulli i origjinalit: “Bisedë me Ajnshtajnin”

(Shkëputur nga libri i Timo Flloko “ Trup e shpirt”)

ObserverKult

———-

ylli im timo flloko poezi

Lexo edhe:

TIMO FLLOKO I DEDIKON DISA VARGJE VERA GRABOCKËS: DASHURIA E JETËS SIME…

Regjisorja e njohur Vera Grabocka feston sot ditën e saj të lindjes. Në mesin e shumë urimeve që ka pranuar sot ajo, më i veçanti urim është padyshim nga aktori Timo Flloko, bashkëshorti i saj.

Regjisorja Grabocka ka publikuar së fundmi në Instagram poezinë që bashkëshorti i saj, Timo i ka dedikuar në këtë ditëlindje.

Përkrah postimit Vera ka publikuar foto shumë të bukura krah Timos, një prej të cilave është bardhë e zi e realizuar vite më parë.

 “21 Mars, ekuinoks Verës.
E dashur Ve(ne)ra,
reja u tret qiellit,
fryu era.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult