U lodha nga dhimbjet e kësaj bote…

Nga Elda Zavalani

U lodha nga dhimbjet e kësaj bote,
U lodha nga brengat,
U lodha nga realiteti i hidhur,
U lodha nga luftërat e mëdha e të vogla,
U lodha nga indiferenca,
U lodha nga largësitë,
U lodha nga ato që s’duken
E që njerëzit kanë frikë t’i shohin,
U lodha nga vetmia në mes të njerëzve,
U lodha nga ato që do më duhet të duroj e të gëlltis.
Po shkoj në një lëndinë të blertë
Të ec zbathur e t’ja jap të tëra Tokës.
Ajo na lindi dhe ajo do na marrë përsëri
në barkun e saj, gjithnjë të mbarsur me jetë.
Do vdesim po nuk do tretemi.
Prej nesh do të lindin të tjerë,
Me sy, flokë, hundë, buzë të ndryshme,
Por me të njëjten zemër
Me atë të të qenit Njeri.

ObserverKult


mban mend, poezi nga jorgo bllaci

Lexo edhe:

DOLORES M. GARCIA: THUAJI QË E DUA DHE MË MUNGON…

Nëse trëndafilat rriten në Parajsë,
Zot, të lutem, bëj një buqetë për mua.
Dhuroja nënës sime aty,
dhe thuaji Zot, sa shumë e dua.

Thuaji që e dua dhe më mungon
dhe kur të buzëqeshë ajo
jepi një puthje në faqe
dhe një përqafim të ngrohtë!

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


emin z. emini
Emin Z. Emini

EMIN Z. EMINI: GJETH VERDHAK

Nga Emin Z. Emini

rrfeja përpiqej me vizatue
pamjen tande n’xhamin e dritores

ulun në karrigen me dru arre
qiri t’padritë
pritja gjith’ natën m’treti
natën e mirë pa m’thanë
pa mujt n’hasër me i palue eshtnat

mir’mjesi
nuk më the

djelli menxi e theu rrashtën mbrapa kreshtave t’malit
ti
as njitash nuk b’zane

terri m’çeli nër mollën e thame
hollake nji krande e dheza me çakmak

me zhigun e majës t’djegun
në nji gjeth verdhak
zhigun t’em e shkrova
hala të due

e e përudha me erën e vjeshtës t’vonë
me t’ra përm’i vorr

ObserverKult