Sabit Rrustemi: Vaj për sytë e kaltër…

sabit rrustemi

Poezi nga Sabit Rrustemi

Stina më e kthjelltë
Ishin sytë e saj
Të mbuluar
Me flokë të zezë
N’atë fytyrëborë

O ç’fat i mjerë
Nuk i prekje dot me dorë

Zoti ish hidhëruar
Nga mospërfillja
Sytë e kaltër
Në grila qërpikësh
I kish ngujuar

Dhe mua
Brenda atij deti të pafund

Një re të zezë kish ngritur
Mes meje dhe saj

As puhia e mbrëmjes
As freskia e mëngjesit
Nuk e shporri

Erë të fortë nuk nxitëm
Shkaku i trazimit
Të reve të tjera
Që mund të shfaqeshin papritur

Ajo re e zezë
Si Zoti një
Ende në mes na rri

Vaj për sytë e kaltër

ObserverKult

Lexo edhe:

SABIT RRUSTEMI: EJA, MOS MBAJ MËRI…

Shiu t’i ka larë flokët deri në rrënjë
e unë nuk t’ i kam parë
as shtrydhur e tharë

Ti je trembur përpak
në një gjethnajë diku je strukur
ke ndjerë dhe të ftohtë

Jam vonuar shumë për t’ marrë në gji, unë
për të falë pak ngrohtësi

Larg trete tash nuk e di as ku rri
apo në më ke fshehur dhe mua
aty diku për bri

Ngritem drejt skajit tek ai ftohës
që frigshëm rri n’ terr
diçka të lëngshme që m’ kthejll kërkoj

Një gotë me vetmi
shfaqet para syve të mi
e zemra nuk thotë: pi …

Dritaren e dhomës hap
në mos ke ardhur si puhizë
a rreze e ndrojtur hëne

Kopshtin e ka përpirë nata
si shikimin tim flokët tua të gjata

Krejt më duken të zeza
edhe pishat gjelbroshe edhe ai bli
asgjë e bardhë nuk duket pa ty

Janë zverdhur dhe yjet qiellit gri

Eja mos mbaj mëri
shtegun e zemrës sime ti e di