Vasko Popa: Dashnorët e nëntokës

Poezi nga Vasko Popa

Mbi tokën e ftohtë e të mbyllur
Të gjërave të mëdha
Nuk ka vend për dashurinë e tyre

Ai bën zjarr
Mes bakrit të kofshëve të saj
Ajo lëviz
Hekurit të mundimeve të tij

Zjarri flakëron
Zhduk mundimet e mëdha
Në zakonshmërinë e tyre

Toka poshtë këmbëve të tyre hapet

Ata fluturojnë nëntokë
Mbi gjërat e tyre

Toka mbi ta mbyllet

Që dashuria e tyre
Asnjëherë të mos shkojë deri në fund

Përktheu: Ben Andoni

ObserverKult

Kliko edhe:

VASKO POPA: DASHURIA NUK KA EKZISTUAR GJITHMONË…

vasko popa

Po e pres diellin mbi stolin në park
Përkundrejt rrugës s’shtëpisë sime

Ndjek udhën e reve përgjatë qiellit
Dhe çifteve të përqafuara
Në udhëzat mespërmes pishave

Lexuesi i gazetës në anën tjetër të stolit
Ndjek njësoj udhën e shikimit tim

Dashuria nuk ka ekzistuar gjithmonë
T’varfërit e shpikën atë ti e di

Që në mungesë të parave
Te brava e ëmbël e femrave
Të shkojë me çelësat e burrave të vërtetë.

Përktheu: Ben Andoni

————————–

LEXO EDHE: VASKO POPA: S’KE FRIKË PREJ ASKUJT…

Kliko edhe:

SHTEGU I RI TURISTIK, ZBULOHET HISTORIA E DURRËSIT PËRMES DYERVE TË VJETRA TË QYTETIT

Në Durrës po përgatitet një suprizë për turistët. Së shpejti në Torrën Veneciane do të prezantohet shëtitja tematike “Zbulimi i dyerve të vjetra të Durrësit”.

Kjo shëtitje tematike është menduar për të paraqitur një shteg të ri turistik, duke përfshirë vendet kryesore të trashëgimisë kulturore të qytetit dhe duke treguar historinë e qytetit antik të Durrësit përmes dyerve të tij historike.

 “Nisni një udhëtim me ne përgjatë shtegut kulturor të krijuar së fundmi, ku do të thellohemi në historinë magjepsëse të 12 dyerve të vjetra të Durrësit nga shekujt 19-te dhe 20-te.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult