Ti je pika ime e ditës
Ishulli im i kaltër
Lirishta ime erëmirë
Ti je bora ime e vjedhur
E vetmja petale imja
Kafsha ime e zbutur
Ti je fustani im përkëdhelës
I imi shall dashurie
I imi rrip puthjesh
Qerpikët tu si kalli gruri
Gjestet tua të pamposhtura
Mbruajmë t’qeshurën
N’guacën e gojës tënde
Ti je buka ime e shijshme
Foleja ime
Përktheu : Çlirim Lazaj
ObserverKult
lexo edhe:
Zhvishëm, por jo sikurse gjithë burrat…/ Këndon Juliette Gréco (teksti në shqip)
Dëgjojeni “Voila” nga Barbara Pravi, a ua kujton Edit Piafin? (teksti dhe kënga)