10 këngë kushtuar dashurisë
“Dashuria është e vetmja gjë e vërtetë që ia vlen të bëhet. Gjithçka tjetër është dytësore”, ka thënë Osho. E kush nuk i dorëzohet prangave të saj? Kush nuk ndjehet sikur po fluturon, kur vërtet gjendet në krahët e saj?
Si ndjehemi me njeriun e zemrës, me njeriun e ëndrrave përkrah?
Këto këngë që ObserverKult ka përzgjedhur për ju, sigurisht që do t’ua kujtojnë ëmbëlsinë e të qenit të dashuruar:
Nexhmije Pagarusha: Për ty vuaj për ty këndoj
Tonin Tërshana: O moj bukuroshe
Vaçe Zela: Lemza
Ardit Gjebrea: Kur të jesh mërzitur shumë
Pirro Çako: Herët apo vonë
Aleksandër Gjoka: Të lutem falmi sytë e shkruar
Luan Zhegu& Liljana Kondakçi: Pranë detit
Bik Ndoja: Si dukat i vogël je
Sabri Fejzullahu & Ledina Çelo: Ma ke prishë gjumin e natës
Rovena Dilo: Dorëzohem
ObserverKult
Kliko edhe:
ORHAN PAMUK: DHIMBJET E DASHURISË NA MBËRTHEJNË FORT NË PIKËN TONË MË TË DOBËT
Nga Orhan Pamuk
“…Dhimbjet e dashurisë së vërtetë zënë rrënjë në thelbin e ekzistencës sonë, na mbërthejnë fort në pikën tonë më të dobët dhe duke u ngërthyer me dhimbjet e tjera, degëzohen dhe shtrihen në të gjithë trupin dhe jetën tonë asisoj, sa është e pamundur t’i vesh fre.
Te të dashuruarit e pashpresë, kjo dhimbje mund të provokohet nga çdo ngjarje, nga vdekja e babait që është tejet dëshpëruese, por edhe nga një fatkeqësi e rëndomtë, siç është humbja e çelësit, me një fjalë të gjitha ngjarjet e tjera që të lëndojnë, çdo problem apo shqetësim mund të ngacmojë.
Ai që vuan e lëngon për hir të dashurisë, sikurse unë, mendon se të gjitha vuajtjet e tjera do të marrin fund po të mbarojnë brengat dashurore, por kështu, pa e kuptuar, i thellojnë edhe më shumë plagët e shpirtit…”
*Nga “Muzeu i pafajësisë”
ObserverKult