(VIDEO) Homazh për Adem Gashin/ Festivali Poetik i Prishtinës

Ju ftojmë të ndiqni Homazhin artistik në nderim të shkrimtarit Aᴅᴇᴍ Gᴀsʜɪ, që u mbajt në Natën e Parë të Festivalit Poetik të Prishtinës, edicioni 2.

Aktori i mirënjohur Nɪᴍᴏɴ Mᴜçᴀᴊ, përmes leximit të një cikli poetik sjell zërin autentik të Ademit.

Përmes një cikli video-poezish realizuar kohë më parë nga ObserverKult, ndjejmë timbrin e zërit të Ademit tek lexon lirikat e tij të punuara me aq finesë, siç bënte rëndom me secilën poezi të tijën.

Për krijimtarinë e Ademit flet shkrimtari Eᴍɪɴ Z. Eᴍɪɴɪ, duke shpalosur një vështrim prej miku e prej studiuesi, njëkohësisht.

Me një pikë të jashtëzakonshme instrumentale, t’mbushun dashni e dhimtë, artstët muzikantë Asᴛʀɪᴛ Sᴛᴀꜰᴀɪ dhe Aʀᴛᴀɴ Rᴇxʜᴇᴘɪ përmes tingujsh ndërlidhen me poezinë e Ademit.

Dhe për fund, i biri i poetit, 𝙳𝙰𝚁𝙳𝙰𝙽 𝙰. 𝙶𝙰𝚂𝙷𝙸 njerëzor dhe fisnik, flet me zërin e zemrës për babain e ndjerë.

Festivali Poetik i Prishtinës organizohet nga Portali për Kulturë, Letërsi dhe Art, ndërsa ky edicion u mbështet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës.

ObserverKult

Kliko edhe:

FESTIVALI POETIK I PRISHTINËS / PROGRAMI…

(VIDEO) FESTIVALI POETIK I PRISHTINËS/MBRËMJA E MADHE POETIKE
PROMOVIMI I LIBRIT “FJALË TË BUKËTA” TË EMIN Z. EMINIT (FESTIVALI POETIK I PRISHTINËS)…
HOMAZH PËR ESAD MEKULIN NË FESTIVALIN POETIK TË PRISHTINËS (VIDEO)
VIDEO: MBRËMJE POETIKE ME AGIM VINCËN NË FESTIVALIN POETIK TË PRISHTINËS

HOMAZH PËR XHEVDET BAJRAJN NË FESTIVALIN POETIK TË PRISHTINËS (VIDEO)