(Video) Requiem për Bekim Lumin/ Festivali Poetik i Prishtinës 2

Në natën e tretë të Festivalit Poetik të Prishtinës e kujtuam dhe nderuam regjisorin Bekim Lumi, përmes një rekuiemi të pasur artistik. Zërin poetik të Bekimit përmes poezish të zgjedhura e sollën në skenë aktorët Meli Qena, Afrim Kasapolli, Shpetim Selmani dhe Afrim Muçaj.

Për krijimtarinë e Bekimit folën profesorët Arian Krasniqi, dhe Besim Rexhaj, të cilët u ndalën në aspekte të veçanta krijuese e jetësore.

Artësimin si neologjizëm dhe koncept të Bekimit e zbërtheu dhe shoshiti esencialisht Elona Caslli. Autorët Naime Beqiraj, Halil Matoshi dhe Hajriz Sejdiu, lexuan poezi përkushtuese për Bekimin si dhe u shfaq edhe një dokumentar dedikuar Bekim Lumit, me autorë Shkodran Hotin dhe Gëzim Hasanin.

Në emër të familjes foli shkrimtari Afrim Demiri.

Eventi u moderua nga Afrim Muçaj, ndërsa për përcjelljen muzikore u përkujdes Dren Suldashi.

ObserverKult


Lexo edhe:

(VIDEO) HOMAZH PËR ADEM GASHIN/ FESTIVALI POETIK I PRISHTINËS