Winslet: Të duash dikë do të thotë ta lësh atë të lirë, ta lësh të largohet…

Kate Winslet është aktorja e njohur e Hollivudit e cila luajti në shumë filma. Famën Winslet e arriti si protagoniste e filmit “Titanic”, ku luajti së bashku me Leonardo di Caprion.

ObserverKult në vazhdim ua sjell disa nga thëniet e saj më të famshme:

“Të jepet vetëm një jetë. Nuk ke për ta ditur diçka se si do të shkojë, nëse nuk e provon dhe nuk ke për të shkuar gjëkundi, nëse nuk pyet”.

“Nuk ka rëndësi se sa vjeç je apo se çfarë bën në jetë, në asnjë moment nuk mund të thuash se nuk ke nevojë për nënën tënde”.

“Unë e pranoj trupin tim. Unë e pranoj veten siç jam dhe e përdor më së miri çfarë më është dhënë”.

“Të duash dikë do të thotë ta lësh atë të lirë, ta lësh të largohet”.

“Nënat që punojnë me orare të zgjatura, janë heroinat e vërteta”.

“Jeta është e shkurtër dhe ndonjëherë është e pamundur ta përsërisësh të njëjtën gjë. Duhet ta shfrytëzosh maksimalisht diçka, kur e arrin atë”.

“Është e lehtë të jesh paragjykues, deri në momentin që e mëson të vërtetën e dikujt”.

“Asnjëherë mos e konsidero si të mirëqenë diçka. Nuk duhet të ndalosh së mësuari gjëra të reja. Duhet ta shtysh veten, të përpiqesh për t’u përmirësuar në atë çfarë bën, deri në pikën që përmirësimi të të frikësojë”.

“Feminizmi, sipas meje, do të thotë lumturi dhe liri. Liri për të qenë personi që je, në çdo formë dhe përmasë që ke”.

“Unë mendoj se pasi të lëndohet zemra, fillon të mësohesh me atë gjë dhe fillon të harrosh…”


Lexo edhe:


GËTE: MË MIRË TË MASHTROHESH NGA MIQTË SE T’I MASHTROSH ATA…

ObserverKult