Un’ nuk ika prej teje,
nuk ta ktheva shpinën,
as nuk të braktisa…
Më shtyu jeta… dhe ti e dije.
As ti nuk ike prej meje,
nuk ma ktheve shpinën,
as nuk më braktise…
Të shtyu vdekja… dhe e di.
Dashunia jonë e heshtun nuk iku,
as nuk vdiq.
Atë do e ruajmë në Minor, përherë…
A e ndigjon gjamën time në heshtje?
A të vjen fryma ime e ngrohtë atje nën tokë?
Po lotët e mi të zi, netëve? Njelm i hidht!
E lutjet? Mos fol!
Unë ta kuptoj heshtjen, përherë e kam kuptuar.
Shpirt!
ObserverKult
—————————————————-
Lexo edhe:
XHABIR TABAKU: A JE TI SHEMSIJA IME?
Istanbul.
Pulbardhat binin mbi ujë
me sqepin hapur – të uritura e të frikuara.
Retë e errëta preknin minaret,
shqota mbas shpine dihaste
e un habitur mbas zogjve të bardhë,
bërrylat mbështetur pas parmakëve
te Ura e Gallatës
…andërroja.
Ku je?
Krokâmat e pulbardhave, retë e zeza,
shqota mbas shpine. Vetmi e ankth.
Gjindja shpërndaheshin me vrik,
njerëzia vraponte, Eminony shkretohej
e un jabanxhiu druhesha e andrroja.
I vetëm, prisja te Ura e Gallatës.
Eja!
Shi e ftohtë…
Stambolli zu të flinte gjumin e natës së acartë.
Kapota s’mjaftonte, as shishja me yeni raki.
Po vdisja
Zani i muezinit më trishtonte. -Mjaft!
Acari po më ngrin, jam i dehur…
Vetmitar me xhepat bosh.
Tej larg, një grua me të bardha; – A je ti Shemsija ime?
-A veç je mirazh!
ObserverKult
Lexo edhe:
XHABIR TABAKU: LAMTUMIRAT S’THUHEN ME ZA