Nga Xhelal Ademi
Ah… nuk ndjen që kaloi moti e ne mbetëm të harruar
A s’kupton sa vrunduj loti kemi fshirë me katër duar!?
Duke ecur udhë e skuta, nëpër therra jemi ndryrë
Kemi hequr nëpër shputa xhembat që na kishin hyrë!
Dhe tutje sërish më këmbë kemi nisur rrugë të gjata
Kemi folur nëpër dhëmbë që t’mos na grabiste nata
Çaste mallesh e të bëra që i dinim vetëm ne
Që si çmonim veç si gjëra që kot erdhën përmbi dhe.
Por tani a thua vallë, si arritën netë të vona
Ra tërmeti njëzet ballë që përmbysi ndjenjat tona?!
Apo hyrëm në llogore, nisëm luftën kot së koti
Jo me pushkë e bomba dore por me disa predha loti!
Pastaj n’xham kur bie terri, hapim arkat me kujtime
Le të shkojë në djall sherri themi heshtur me psherëtime!
Dhe barisim tufa reje, hëna çelet për çudi!
Hija jote nis drejt meje… hija ime vjen tek ti…
ObserverKult
Lexo edhe:
VINICIUS DE MORAES: KUSH E PAGUAN VARRIMIN NËSE VDES NGA DASHURIA?
Nga Vinicius de Moraes
Kush do ta paguajë varrimin dhe lulet
Nëse nga dashuria do të vdes?
Kush pra, mes miqve, më miku
Ka për të hyrë në arkivol krah meje?
Kush, në funeralin tim
Do të thotë për mua: – Keq një mize s’i bëri kurrë…
Kush, i dehur tapë, do të qajë me zë të lartë
Ngaqë asgjë s’do të më ketë sjellë?
Kush do të vijë të zhbëjë petalet
Në varrin tim prej poeti?
Kush do të hedhë druajtshëm
Përtokë një farë të imët?
Kush do ta ngrejë vështrimin tinëzisht
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult