Xhelal Ademi: Si s’më erdhe në kujtime, as në ëndërr s’dukesh më

Xhelal Ademi
Xhelal Ademi

Si s’më erdhe në kujtime as në ëndërr s’dukesh më
Ndër acar të zemrës time të më bëje veç një zë,
Pata dertin të dëgjoja ku ke humbur kështu vallë
E së fundi të mësoja nëse brengës i bën ballë.

Si s’më çove asnjë letër, nga ke mbushur ditët tua
Nuk pandeha asgjë tjetër veç të ndjeja tek më thua,
Që s’ke shtuar tjetër rrudhë nga mërzia nuk je plakur
S’ka gjë se ndërrove udhë e ndërrove për t’më flakur.

Si ta pres një rast të dytë, ah sot doja ca shpjegime
Ky qytet ka mbyllur sytë, jo pa ty nuk ka vegime,
Kot vetveten marr për dore s’i gjej dot rrugicë të ndritur
Sepse m’plakën fije bore që mbi kokë më patën zbritur…

*Titulli i origjinalit: “Humbje”

ObserverKult


Xhelal Ademi

Lexo edhe:

TI MUND TË LARGOHESH… POEZI NGA XHELAL ADEMI

Poezia “Ti mund të largohesh” nga Xhelal Ademi

Ti mund të largohesh
Nëse mundesh të harrosh gjithçka tonën përmbi dhe
Gjithçka bëre e sodite gjithçka preke gjithçka pe,
Madje hapit përmbas shpine nëse mundesh t’i vëshë emër
E t’i ndrydhish njëmijë heshtje që të ecin nëpër zemër.

Nëse mundesh t’i vëshë fshesën gjithçka ishte jeta jote
T’hedhësh ndjenjën nëpër detra mes valnajës fuqiplote,
Nëse mundesh të rrëmbesh gjithçka tënden që më dhe
Dhe t’pështyshë nga ece dje për të hapur rrugë të re.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


XHELAL ADEMI: VALLË VËRTET TË DUA APO VEÇ TË KAM GËNJYER…

Poezi nga Xhelal Ademi

Ti më ftove për një ndeje dhe më flisje e mërzitur
Paçka gjaku nëpër deje se më bën pulsim të ngritur
S’pate dertin që shkaktoje një tërmet gjigant mbi mua
Me ngulmim të madh kërkoje të të them sa fort të dua.

Pastaj shpejtas tok me erën zhduke veten n’lak të udhës
Teksa n’gotë shijoja verën nervi m’hyri n’mes të rrudhës
Kot u mata që ta fshija me pëllëmbën që më dridhej
Qesh i çmendur ndaj se dija që i njëjti n’tokë nuk hidhej.

Sakaq ngrysur vjen veriu me tufanin sikur ferr
N’xham përplas do pika shiu pastaj ndjenjat krejt mi merr.
M’i dërgon ndër gjurmët tua dhe m’kërkon për t’i rrëfyer
Vallë nëse vërtet të dua apo veç të kam gënjyer.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult