Poezi nga Xhelal Ademi
Ti më ftove për një ndeje dhe më flisje e mërzitur
Paçka gjaku nëpër deje se më bën pulsim të ngritur
S’pate dertin që shkaktoje një tërmet gjigant mbi mua
Me ngulmim të madh kërkoje të të them sa fort të dua.
Pastaj shpejtas tok me erën zhduke veten n’lak të udhës
Teksa n’gotë shijoja verën nervi m’hyri n’mes të rrudhës
Kot u mata që ta fshija me pëllëmbën që më dridhej
Qesh i çmendur ndaj se dija që i njëjti n’tokë nuk hidhej.
Sakaq ngrysur vjen veriu me tufanin sikur ferr
N’xham përplas do pika shiu pastaj ndjenjat krejt mi merr.
M’i dërgon ndër gjurmët tua dhe m’kërkon për t’i rrëfyer
Vallë nëse vërtet të dua apo veç të kam gënjyer.
Vjeshta sulet nëpër tokë duke derdhur me nxitim
Shi rrebel mbi timen kokë që kullon gjer n’gjoksin tim
Mbajta gojën s’i thash gjë mbase çmendja kishte behur
S’di a koha s’rronte më apo vera më pat dehur…
*Titulli i origjinalit: “Hidhërim”
ObserverKult
Lexo edhe:
XHELAL ADEMI: PSE NEVE NA PËRZURËN E ATY PO MBESTE DJALLI…
Kopsht i Hadit tutje ishte prandaj portat kur u hapën
Ne u futëm në pemishte paksa për të hequr vapën,
Ngritëm kokat për t’u lutur si mjeranët përmbi dhe
Thonim djallin pse kanë futur që të rronte tok me ne.
E kur dielli qe zhuritur, n’zjarre çasti ndarë më dyshë
Teposhtë qiellit kishte zbritur e na shkilte sipër syshë,
Vrejtëm veten të vetmuar, gjethe vjeshte aty pranë
Binin si të qen’ hutuar mbi ndijimet që n’ai vranë…
POEZINË E PLOTË E GJENI KËTU