Xhelaludin Rumi: Të largohem nuk mundem…

Kush sheh me sytë e mi? Çfarë është
shpirti? Nuk më rrihet pa bërë pyetje.

Sikur të arrija të provoja një hurbë përgjigjeje,
do të arratisesha nga ky burg për të dehur.

Erdha këtu pa pëlqimin tim,
dhe të largohem po kështu nuk mundem.

Kush më ka sjellë këtu, duhet të më çojë në shtëpi.

Kjo poezi. Kurrë nuk e di se çfarë do të them.
Këtë nuk e paramendoj.
Kur dal jashtë thënies së saj,
bie në heshtje të thellë dhe thuajse nuk flas fare.

Përktheu: Ukë Buçpapaj

*Titulli i origjinalit: “Kush flet me gojën time?”