Xhevahir Spahiu: Mungesa e vetmisë më ka munduar…

xhevahir spahiu
Xhevahir Spahiu

Ka muaj që duart s’më punojnë
dhe koka më bën dimër tej e tej;
s’e di se nga më vijnë dhe ku shkojnë
ca akuj kallur tinëz nëpër dej.

Çdo ditë gishtërinjtë i flasin nikotinës
ca fjalë uloke…dhe…sot ashtu…si…dje;
aq sa je gati me grusht t’i biesh pasqyrës,
fytyrën tënde ta rrëzosh përdhe.

Mungesa e vetmisë më ka munduar
tani i vetëm ndihem si në morg;
nëse përshesh me kocka më kanë shtruar
as korbit vetë unë nuk i ndolla kob.

Ngre kurthe ditë-nata; dimër-vera
shtrigon, mpreh thikat; ç’besëlidhje e zeze!
Pas çdo rrënoje iluzionesh, era
fryn, o njeri, mbi ty si mbi varrezë…

*Titulli i origjinalit “Pezull”

ObserverKult


Lexo edhe:

ALBAN BALA: ÇFARË ËSHTË DASHURIA NËSE TI NUK JE …