Xhevdet Bajraj: Do të kthehem

Xhevdet Bajraj

Nga rrënojat e shtëpisë së djegur
fluturon një tufë e hijeve të pëllumbave

Në oborrin e saj
një lis i vdekur më pret në këmbë
e fantazma e qenit e lëviz bishtin
aty ku dikur ishte dera

Kështu që
mos më pyet nëse kam ku të kthehem.

ObserverKult


Lexo edhe:

XHEVDET BAJRAJ FLET PËR LIBRIN E TIJ TË RI “ME ZEMËR NË QESE NAJLONI”

Xhevdet Bajraj, shkrimtari shqiptar që jeton në Meksikë, në një intervistë rrëfeu për jetën dhe karrierën artistike. Ai foli edhe për krijimtarinë dhe librin e tij të fundit “Me zemër në qese najloni”.

“Me zemër në qese najloni” ka lindur shpejt sepse realiteti në Kosovë, Meksikë e tërë botën puna e pandemisë thjesht më nxorri me zor këtë, sidomos situata politike në Kosovë që tek mërgimtarët ka një peshë më të madhe pasi përgjigjet me nostalgji dhe malli”, tha ai i ftuar në Ora 7 në Klan Kosova.

Ky është libri i parë që ai shkruan vetëm në gjuhën shqipe. Derisa librat e tij i shohim dygjuhësh ‘për të gjetur një pikëtakim’.

Prej 21 vitesh poeti Xhevdet Bajraj jeton në Meksikë, një zgjedhje në fakt e imponuar siç është shprehur në një intervistë më herët për ‘Diaspora Shqiptare’, që për të është si ajo “pjata me shalqi, mollë a dardhë, mbi të cilën është hedhur spec djegës”.

Lidhja e tij me vendlindjen, Rahovecin por dhe viset kosovare e shqiptare ështe gjithmonë e gjallë. Rahoveci për të është kërthiza që e lidh me mëmëdheun dhe që vazhdon t’i ushqejë shpirtin. Viti i shkuar ishte i pari që nuk mundi të kalojë pushimet këndej botës, por kjo verë e gjen atë në vendlindje.

E keqja është se edhe po të mund të kthehesha në atë ditë, do të vendosja njësoj”, thotë ai për Meksikën, 

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult