Xhevdet Bajraj: Vajza që e mbijetoi masakrën

Xhevdet Bajraj

Ajo vajza që i mbijetoi luftës
tashmë është rritur
është bërë grua e nënë
Zemra i bëhet mal
kur i sheh dy vajzat e saj
duke lozur me kukulla

Edhe ajo ende e ruan kukullën e saj
që e kishte humbur një këmbë
kur eksplodoi bomba në afërsi të tyre

Loz me të
kur nuk e sheh askush
kur do të qajë
për njerëzit që i humbi atë ditë

ObserverKult

LEXO MË SHUMË:

XHEVDET BAJRAJ: PËR ATA NË PARAJSË

NJË GRUA QË KISHTE DASHURUAR SHUMË

XHEVDET BAJRAJ- ENGLISH