Zagajewski: Besoj ende tek të drejtat e njeriut…

Nga Adam Zagajewski

Ndoshta unë jam një besimtar i rëndomtë i shtresës së mesme,
që beson ende tek të drejtat e njeriut.
Fjala “liri” është e thjeshtë për mua
dhe nuk nënkupton lirinë e një shtrese të caktuar.
Naiv nga pikëpamja politike, me një arsimim mesatar
(ushqimi i vetëm janë ca çaste kthjellimi që nuk zgjasin shumë)
më kujtohet thirrja e ndezur e atij zjarri
që përzhit buzët e etura të turmës dhe djeg libra
dhe shkrumbëzon lëkurën e qytetit.
Dikur i këndoja këto këngë
dhe e dija sa bukur ishte të vrapoje me të tjerët.
Më vonë, kur ndodhesha krejt vetëm,
me shijen e hirit në gojë,
dëgjova zërin ironik të gënjeshtrës
dhe korin që ulëriste.
Kur preka kokën, ndieva kafkën rrumbullake
të vendit tim dhe anët e forta të saj.

Përktheu: Elona Caslli

*titulli i origjinalit “Zjarr…”

ObserverKult

—————————————————

Lexo edhe:

BUQETË POETIKE NGA ADAM ZAGAJEWSKI: EDHE NË VDEKJE DO JETOJMË…

——————————————

Lexo edhe:

ADAM ZAGAJEWSKI: MUNDOHU T’I KËNDOSH KËSAJ BOTE TË GJYMTUAR

Mundohu t’i këndosh kësaj bote të gjymtuar.
Kujto ditët e gjata të qershorit
dhe luleshtrydhet, pikat e venës së trëndafiltë.

Hithrat, që gjithmonë mbulojnë
shëpitë e braktisura nga ata që janë përzënë.
Duhet t’i këndosh kësaj bote të gjymtuar.

Ke parë anije dhe barka të mrekullueshme;
që kthehen nga një udhëtim i gjatë,
a vetëm nga një gjë e njelmët…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU