Në membranat e lukthit më ishte
ngjizur aroma e buzëve tua,
aq thellësisht nuk i kisha ndjerë
kurrë.
Histori të tilla puthjesh
nëpër epoka të ndryshme ilire pija
i shterrja me fund
e s’dehesha
Kur u shfaq silueta e Gjergjit
me përkrenare
u deha pa as edhe një puthje
Veshur me diellin e nurit të Tij
kahdo që endem
dritësoj sall dashni
si e virgjëra Mari.
ObserverKult
Lexo edhe:
ZANË MALI VJEN ME LIBRIN E SAJ TË PARË, “KUR DIELLI LIND NË BEBËZA”