Ty të pëlqen të rrish vetëm
Të qash në vetmi
Pse ia mohon botës sytë e tu të bukur
Të kujtoj në Poemë sonte
Buzët tua, më të cilat aq me ndjenja e përmend emrin e tjetrit
Flokët tua që do doja t’më gallbëronin si vrima të zeza
Pse s’vjen sonte?
S’po më del nga mendja kryqi në qafën tënde
Kryqi, që ia ndalon priftit prekjen e lëkurës femërore
Po ti e tundon edhe priftin
Imagjinoj vetën të kryqëzuar në qafën tënde
Të gjakosur nga dashuria
Do i duroja mëkatet e gjithë njerëzimit
Veç të jem kryqi në qafën tënde
Do i duroja gjithë mizoritë e botës
Për fytyrën tënde, pikturë renesance
Do duroja gjithçka
Veç jo dashurinë tënde për tjetrin
Jo të qaj unë për ty, e ti për të
Pra, mirë
Mirë që s’po vjen as sonte.
*Titulli i origjinalit: “Poemë në kafen POEMA”
ObserverKult
Lexo edhe: