Poezi nga Zhuliana Jorganxhi
Një “ah!” iu del buzëve…
Më duket se vdes!
Ky çast brenda meje
një qind jetë ndez.
Oh, kjo fryma jote,
ngrohu një zjarr afshi,
rrotull qafës sime
bëhet shall mëndafshi!…
Kur më prek me ato duar,
ndez tek unë një zjarr të ri.
Koha ecjen ka ndaluar,
globi humb rrugën e tij.
Kokën time në trupin tënd
si çerdhe zogu sa herë e fsheh
në kraharor zemra s’gjen vend,
aroma jote vetëm më deh…
Sa herë nisesh për diku…
Ç’ka më mban zemra
ta them me sy.
Zemra ime bëhet zog
shtegton me ty, me ty…
1977
*Titulli i origjinalit: “Çaste dashurie”
Lexo më shumë nga kjo autore:
ZHULIANA JORGANXHI: ERDHE TI IKU MËRZIA
Zhuliana Jorganxhi: Mos më largo kështu…
Lexo edhe:
“Censura ishte e llahtarshme”. Rrëfimi i rrallë i Zhuliana Jorganxhi: S’na lejonin më shumë se dy këngë dashurie…
Me trupin e paktë, por me një buzëqeshje të pavenitur nga koha. Ajo shpërndan kaq shumë mirësi, sa të bën të përlotesh.
Zhuliana Jorganxhi, poetja, autorja e qindra këngëve të festivaleve, dekadave të majit, anketave muzikore, rrëfehet kohë më parë në këtë intervistë. Që nga vitet e fëmijërisë, ndikimi i familjes në formimin e saj, roli i së motrës, Rozmarisë, vitet e shkollës, puna si gazetare e më pas si tekstshkruese e redaktore në Radio Tirana, ku përballonte jo vetëm një volum pune të jashtëzakonshëm, por edhe dhunën e censurës. E paskëtaj ndërrimi i sistemeve me shpresën e madhe, që mbeti sërish një zhgënjim. Mes pengjeve dhe dashurive të mëdha, një jetë e jashtëzakonshme!
Lexo tekstin e plotë KETU
ObserverKult