Zhuliana Jorganxhi: Dua gjithmonë të rri me ty

Të tillë gjithmonë të kam ëndërruar,
të qeshur,
të çiltër,
si vetë rinia,
ndaj nuk çuditem në jam dashuruar.
E dija qyshkur…
Kjo ishte dashuria!

Sa më pëlqejnë sytë e tu!
Me dy yje ata më ngjajnë.
Veç yjet janë shumë larg,
kurse ata i kam kaq pranë!

Ti dua flokët pisë të zinj,
atë shikim flakë e zjarr.
Dua gjithmonë të rri me ty
dhe kur je afër dhe kur je larg.

1965

*Titulli i origjinalit: “Ne të dy”

ObserverKult


Lexo edhe:

JANIS RICOS: DO TË VIJMË PRAPË… POR ME FLOKË TË THINJUR