S’ishte hero, ishte vetëm NJERI
dhe shok nuk kishte një të dytë.
Foli kur heshtëm unë dhe ti,
sa çeli gojën, i mbyllën sytë…
Dhe thanë: “Vdiq i harruar
në burg të errët, në qeli…”
A kish të vdekur, të pambuluar,
se të pagojët si unë dhe ti?!
S’ishte hero, ishte vetëm NJERI!
ObserverKult
Lexo edhe:
ZHULIANA JORGANXHI: KËTË NATË DASHURI… TË PRITA MË FORT SE KURRË
Këtë natë dashuri,
të prita më fort se kurrë!
Si bregu,
dallgët t’i derdhnin shkumën,
si nata,
gjoksin t’i çkopsitnin yjet,
si asnjëherë veten,
ndjeva të gënjyer!
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ZHULIANA JORGANXHI E MIKLOI GJUHËN SI NËNA FOSHNJËN
Zhuliana Jorganxhiu, një nga emrat më të veçuar dhe më të zëshëm të artit dhe kulturës sonë kombëtare të shekullit që lamë pas…
Nga Ilir Çumani
Në epoka dhe etapa të ndryshme të njerëzimit, ka patur dhe do të ketë gjithmonë individë të veçantë, të cilët, me veçoritë dhe talentin e rrallë që zotërojnë, me kontributin dhe vokacionin që përcjellin dhe e transmetojnë ndër breza, kanë mundur të lënë gjurmë të thella duke ngritur në art tempullin e tyre të shejntë e të pa cënueshëm nga çdo ndikim dhe fuqi e jashtme madhore që e sjell koha.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult