Zoti i bekoftë burrat që e dinë çka duan

dashtë ...

Nga: Giuseppe Sanfilippo

Zoti i bekoftë burrat që e dinë çka duan,
ata që bajnë marrëzi veç me të pa gjysmë ore,
që i bien derës në mes të natës,
e mbasi ua ke hapë të mbulojnë me puthje.
Zoti i bekoftë burrat që të befasojnë,
që munden me jetu edhe pa ty
por nuk asht kjo që duan.
Ata që të zgjedhin veç pse je e komplikueme,
që të çojnë në të s’amës
dhe në çastin që po të humbin
kthehen me të marrë pa thanë asgja.
Se burra të mbushun me vedi gjen në çdo cep,
por burra të mbushun me, ty,
beh janë gjaja ma e bukur që mundet me të ndodhë.

Shqipëroi: Arjola Zadrima

ObserverKult


Lexo edhe:

GIUSEPPE UNGARETTI: SADO T’AFROHEM, PRAPË MË LARGOHET

1922

Prehje, kur si lak sërish u zgjua
Kurm’ i paarrirë drejt të cilit shkoj.

Rrëzëllinte dora e saj tek më zgjatej,
E sado t’afrohem, prapë më largohet.

Ja tek përhumbem në këto rende boshe.

Kur grafulloi agu ajo u ndeh,
Qeshi, dhe nga sytë më flatroi.

Robinjë e marrëzisë, mërzi,
Kurrë mjaft e dehur dhe e ëmbël më ishe.

Pse nuk të erdh’ pas kujtesa?

Mos është mjegulli jotja mblatë?

Murmurimë është, e me t’moçmet
Këngë mizëron kurorat.

Kujtesë, hije levarashe,
Shpoti brengosëse,
Verbëri gjaku…

Si krua rrjedhëpakë nën hijen
E lashtë të ullinjve,
Kthehesh të më platitësh…

Mëngjesesh ende të palindura,
Ende për buzët e tua paça mall…

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult