Zyrtare, Rusia përjashtohet nga Eurovision 2022

Rusia është përjashtuar nga Festivali Europian i Këngës për vitin 2022, që do të zhvillohet në Itali këtë vit.

“Mbetemi të përkushtuar për të mbrojtur vlerat e një kompeticioni kulturor që promovon marrëdhëniet dhe mirëkuptimin ndërkombëtar”, thuhet në një deklaratë të organizatorëve.

“Pjesëmarrja e Rusisë në garën e këtij viti do të diskreditonte kompeticionin, për shkak të krizës në Ukrainë”.

Më herët UEFA vendosi të anulojë zhvillimin e finales së Champions League nga Shën Pjetërburgu dhe ta zhvendos në Paris, si përgjigje për sulmin e Rusisë kundër Ukrainës./a2news.com

———————————

Lexo edhe:

BËHET E DITUR, JA KUSH JANË PREZANTUESIT E EUROVISION 2022