Pyetësori i Prustit: Rrezeart Galica

Këtë javë Pyetësorit të Prustit i përgjigjet dizajneri grafik Rrezeart Galica.

Cila është ideja e juaj për lumturinë e përkryer?
Ideja që arti të përcjellë në përjetësinë tënde.

Cila është frika juaj më e madhe?
Që padituria të jetë përballja me tjetrin.


Cilin person të gjallë e admironi më së shumti?
Ka pushuar së ekzistuari.

Cili është personaliteti historik më të cilin do të dëshironit të identifikoheshit?
Historia është me barrë dhe jam në pritje të personalitetit që kam dëshirë të identifikohem.

Cili është tipari i juaj që nuk e pëlqeni?
Sinqeriteti i tepruar te njerëzit që nuk meritojnë as 0.01%

Cili është tipari të cilin nuk e pëlqeni tek të tjerët?
Gënjeshtra.

Në cilat gjëra e teproni?
Ushqim nganjëherë.

Çfarë do t’iu shtynte të gënjenit?
Në qoftë se do të më detyronin të ndërroj planetin këmbëzbathurazi.

Cili është rrugëtimi juaj i preferuar?
Arti.

Cilën fjalë apo frazë e përdorni më së shpeshti?
Punë.

Për çfarë ju ka ardhur më së shumti keq apo jeni penduar që e keni bërë?
Përfundimi në keqkuptim.

Çka ose kush është dashuria juaj më e madhe e jetës?
Besnikëria ndaj profesionit.

Cila është gjendja momentale mendore e juaja?
Optimale.

Nëse do të kishit mundësinë të ndryshonit vetëm një gjë tek vetvetja, cila do të ishte ajo?
Numrin e këmbës.

Çfarë konsideroni të arriturën tuaj më të madhe?
Lehtësimin e aftësimit në profesione të njerëzve me aftësi të kufizuara.


Nëse do të mund të kthenit kohën, çfarë do të ndryshonit?
Asgjë.


Nëse do të vdisnit dhe do të kishit mundësinë të ktheheshit qoftë si njeri apo send, çfarë personi apo sendi do të zgjidhnit të jeni?
Engjull brenda secilit njeri.

Cila është gjëja me e shtrenjtë që e posedoni?
Mundësia për të krijuar.

Çfarë konsideroni si mjerimin më të madh?
Paditurinë e kastës së njerëzve që shtiren si të mençur.

Ku do të dëshironit të jetonit?
Në Oazë.


Çfarë vlerësoni tek një mashkull?
Njerëzoren!


Çfarë vlerësoni tek një femër?
Shijen & sinqeritetin!


Cili është shkrimtari i juaj i preferuar?
Ernest Hemingway.


Cilët janë heronjtë tuaj në jetën e vërtetë?
Punëtori i vërtetë.


Cilin talent do të dëshironit ta kishit?
Të violinistit.


Si do të dëshironit të vdisnit?
Lehtë, pa dhimbje, i vetëm…


Cila është motoja juaj?
Përkushtim, punë dhe lexim…/Gazeta Observer