Nga 5 deri më 9 qershor në ambientet e Pallatit të Rinisë, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, do të qëndrojë i hapur Panairi i 21-të i librit “Prishtina 2019”.
Panairi ka bërë bashkë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora, numri i titujve të rinj vlerësohet të jetë mbi 1500, ndërsa numri i titujve të viteve të fundit është rreth 5500.
Atë pritet ta vizitojnë rreth 40000 vizitorë: studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës.
Ky panair përkon edhe me përvjetorë të rëndësishëm që do të shënohen me aktivitete, përkujtime e debate:
– 20-vjetori i çlirimit të Prishtinës dhe Kosovës
– 100-vjetori i Konferencës së Paqes
– 400-vjetori i vdekjes së Lekë Matrëngës
– 200-vjetori i lindjes se Walt Whitman
– 200-vjetori i lindjes së Herman Melville
– 200-vjetori i lindjes së George Eliot
– 100-vjetori i lindjes së Alain Bosquet
– 90-vjetori i lindjes së Rexhep Hoxhës
– 90-vjetori i lindjes së Kosovë Rexhë Balës
– 80-vjetori i lindjes së Adelina Mamaqit
– 80-vjetori i lindjes së Rrahman Dedajt
– 70-vjetori i vdekjes së Mithat Frashërit
– 70-vjetori i vdekjes së Vinçenc Prennushit
– 40-vjetori i vdekjes së Jakov Xoxes.
Panairi do të qëndrojë i hapur për vizitorë nga ora 09:00 deri në ora 20:00.
Për më shumë ndiqeni videon në vazhdim: