“Sill një libër – merr një tjetër”, nga shtatori Prishtinës i shtohen 12 minibiblioteka

Organizata Etea dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës kanë filluar punën për ndërtimin e mini-bibliotekave në 12 lagje të Prishtinës, me përkrahjen e Forumit për Iniciativa Qytetare, në kuadër të projektit “sign up for impact” të Bashkimit Evropian.

Fushata për mbledhjen e fondeve do të vazhdojë deri më 31 gusht, ndërsa shpërndarja e minibibliotekave pritet të fillojë në shtator.

Minibibliotekat do të funksionojnë sipas mënyrës “sill një libër – merr një tjetër”, ku banorët e lagjeve do të kenë mundësinë edhe të huazimit të librit përgjatë qëndrimit në oborrin e lagjes përkatëse.

Për më shumë ndiqeni intervistën me përfaqësuesin e organizatës ETEA, Agon Ahmeti.

“Sill një libër – merr një tjetër”, nga shtatori Prishtinës i shtohen 12 minibiblioteka

“Sill një libër – merr një tjetër”, nga shtatori Prishtinës i shtohen 12 minibibliotekaOrganizata Etea dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës kanë filluar punën për ndërtimin e mini-bibliotekave në 12 lagje të Prishtinës. Fushata për mbledhjen e fondeve do të vazhdojë deri më 31 gusht, ndërsa shpërndarja e minibibliotekave pritet të fillojë në shtator. Agon A. Ahmeti, ETEA

Gepostet von Observer Kult am Mittwoch, 28. August 2019