Na ishte njëherë Siria – vend ku dallimet tejkaloheshin nga humanizmi dhe dashuria (Video)

Samirin, një të krishter shtatshkurtër dhe të paralizuar nga këmbët, e mban në krahë Muhamedi, një mysliman i verbër.
Samiri e orienton mikun e tij nga të hedhë hapat dhe nga të shkojë, kurse Muhamedi bën rolin e transportuesit rrugëve të qytetit.

Të dy jetonin bashkë dhe banonin në një shtëpi. Ndërkohë që Muhamedi dëfrente klientët me rrëfenja të ndryshme në një kafene, Samiri shiste gjëra të vjetra.
Një javë pas vdekjes së Muhamedit të verbër, vdiq nga pikëllimi dhe miku i tij Samiri. Historia e Muhamedit dhe Samirit nuk është histori e një myslimani dhe të krishteri që bashkëjetonin dhe ndihmonin njëri-tjetrin, ajo është historia reale e njerëzimit, pavarësisht identitetit fetar, dhe larg përdorimit politik dhe ideologjik të fesë.
Na ishte njëherë Siria – vend ku dallimet tejkaloheshin nga humanizmi dhe dashuria./ Elmaz Fida/ ObserverKult